Veprat e Apostujve Chapter 24 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 24 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 24 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 24:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por pas pesë ditësh erdhi kryeprifti Anania bashkë me pleqtë dhe me një gojtar, një farë Tertuli; ata dolën përpara qeveritarit për të akuzuar Palin.

Veprat e Apostujve 24:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u thirr Pali, Tertuli filloi ta akuzojë duke thënë:

Veprat e Apostujve 24:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Fort i shkëlqyeri Feliks, ne e pranojmë në gjithçka e për gjithçka dhe me mirënjohje të thellë se paqja të cilën gëzojmë dhe reformat dobiprurëse që janë zbatuar për këtë komb janë vepër e masave të tua largpamëse.

Veprat e Apostujve 24:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, për të mos të shqetësuar më gjatë, të lutem me mirësinë tënde, të na dëgjosh shkurtimisht.

Veprat e Apostujve 24:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne kemi gjetur se ky njeri është një murtajë dhe shkakton trazira midis gjithë Judenjve që janë në botë dhe është kryetari i sektit të Nazarenasve.

Veprat e Apostujve 24:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai, madje, u përpoq të përdhosë tempullin; dhe ne e zumë dhe deshëm ta gjykonim sipas ligjit tonë.

Veprat e Apostujve 24:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por erdhi tribuni Lisia dhe e mori me forcë nga duart tona,

Veprat e Apostujve 24:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke i urdhëruar paditësit e tij të vijnë tek ti; duke e hetuar atë, do të mundësh ti vetë të marrësh vesh prej tij të vërtetën e të gjitha gjërave, për të cilat ne e akuzojmë.”

Veprat e Apostujve 24:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe Judenjtë u bashkuan, duke pohuar se kështu qëndronin gjërat.

Veprat e Apostujve 24:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pali, mbasi qeveritari i bëri shenjë të flasë, u përgjigj: “Duke ditur se prej shumë vjetësh ti je gjykatësi i këtij kombi, flas edhe më me guxim në mbrojtje të vetes.

Veprat e Apostujve 24:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jo më shumë se dymbëdhjetë ditë më parë, siç mund ta verifikosh, unë u ngjita në Jeruzalem për të adhuruar.

Veprat e Apostujve 24:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe këta nuk më gjetën në tempull duke u grindur me ndonjë, ose duke nxitur turmën as në sinagogat as edhe nëpër qytet;

Veprat e Apostujve 24:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe as mund të provojnë gjërat për të cilat tani më akuzojnë.

Veprat e Apostujve 24:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë po të rrëfej këtë: sipas Udhës që ata e quajnë sekt, unë i shërbej kështu Perëndisë së etërve, duke u besuar të gjitha gjërave që janë shkruar në ligjin dhe në profetët,

Veprat e Apostujve 24:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke pasur shpresë në Perëndinë, të cilën edhe këta e kanë, se do të ketë një ringjallje të të vdekurve, qoftë të të drejtëve, qoftë të të padrejtëve.

Veprat e Apostujve 24:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj unë përpiqem të kem vazhdimisht një ndërgjegje të paqortueshme përpara Perëndisë dhe përpara njerëzve.

Veprat e Apostujve 24:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, pas shumë vjetësh, unë erdha të sjell lëmosha dhe oferta kombit tim.

Veprat e Apostujve 24:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, tek po bëja këtë, ata më gjetën të pastruar në tempull, pa asnjë tubim ose trazirë.

Veprat e Apostujve 24:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ishin disa Judenj të Azisë, që duhej të dilnin para teje për të më akuzuar, se kishin diçka kundër meje.

Veprat e Apostujve 24:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ose vetë këta le të thonë nëse kanë gjetur ndonjë padrejtësi tek unë, kur rrija përpara sinedrit,

Veprat e Apostujve 24:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
veç mos qoftë vetëm për atë fjalë që unë thirra duke qëndruar në këmbë para tyre: "Për shkak të ringjalljes së të vdekurve sot unë gjykohem prej jush!".”

Veprat e Apostujve 24:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i dëgjoi këto gjëra, Feliksi, që ishte i mirinformuar për Udhën, e shtyu gjyqin, duke thënë: “Kur të vijë tribuni Lisia, do të marr në shqyrtim çështjen tuaj.”

Veprat e Apostujve 24:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i dha urdhër centurionit që Palin ta ruanin, por të kishte njëfarë lirie, pa penguar asnjë nga të vetët t’i kryejnin shërbime ose të vijnin ta takojnin.

Veprat e Apostujve 24:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas disa ditësh Feliksi, që kishte ardhur me gruan e vet Druzila, që ishte jude, dërgoi ta thërresin Palin dhe e dëgjoi lidhur me besimin në Jezu Krishtin.

Veprat e Apostujve 24:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke qenë se Pali fliste për drejtësi, për vetëkontroll dhe për gjyqin e ardhshëm, Feliksi, shumë i trembur, u përgjigj: “Për tani shko, dhe kur të kem rast, do të dërgoj të të thërrasin.”

Veprat e Apostujve 24:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njëkohësisht ai shpresonte se Pali do t’i jepte para që ta lironte; dhe prandaj e thërriste shpesh dhe bisedonte me të.

Veprat e Apostujve 24:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por pas dy vjetësh, Feliksit ia zuri vendin Porc Festi; dhe Feliksi, duke dashur t’ua bëjë qejfin Judenjve, e la Palin në burg.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 24 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 24 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 24 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 24 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 24 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 24 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 24 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 24 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 24 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 24 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 24 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 24 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 24 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 24 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 24 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 24 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters