Veprat e Apostujve Chapter 10 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 10 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 10 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 10:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në Cezare ishte njëfarë njeriu me emër Kornel, centurion i kohortës, që quhej Italik;

Veprat e Apostujve 10:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ai ishte njeri i perëndishëm dhe që e druante Perëndinë me gjithë shtëpinë e tij; i jepte shumë lëmoshë popullit dhe vazhdimisht i lutej Perëndisë.

Veprat e Apostujve 10:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai pa qartë në një vegim, aty nga ora e nëntë e ditës, një engjëll të Perëndisë që hyri tek ai dhe i tha: “Kornel!.”

Veprat e Apostujve 10:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ai, duke ia ngulur sytë dhe shumë i trembur, i tha: “Ç’është, Zot?.” Atëherë engjëlli i tha: “Lutjet e tua dhe lëmoshat e tua, janë ngjitur para Perëndisë, si një kujtesë;

Veprat e Apostujve 10:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
tani, pra, dërgo disa njerëz në Jopë dhe thirre Simonin, që e thërrasin Pjetër.

Veprat e Apostujve 10:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai gjendet pranë njëfarë Simoni, regjës lëkurësh, që e ka shtëpinë afër detit; ai do të të thotë çfarë duhet të bësh.”

Veprat e Apostujve 10:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sapo u largua engjëlli që i foli, Korneli thirri dy nga shërbëtorët e tij dhe një ushtar besnik, nga ata që ishin në shërbimin e tij personal,

Veprat e Apostujve 10:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
u tregoi çdo gjë dhe i nisi për në Jope.

Veprat e Apostujve 10:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen, ndërsa ata po udhëtonin dhe po i afroheshin qytetit, Pjetri u ngjit në tarracë, rreth orës së gjashtë për t’u lutur.

Veprat e Apostujve 10:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E mori uria dhe donte të hante; dhe, ndërsa ata të shtëpisë po i përgatitnin ushqimin, u rrëmbye në ekstazë;

Veprat e Apostujve 10:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe pa qiellin e hapur dhe një send që i përngjante një çarçafi të madh që po zbriste drejt tij; ishte lidhur në të katër cepat dhe kishte zbritur në tokë,

Veprat e Apostujve 10:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe brenda tij ishin të gjitha llojet e katërkëmbësheve, bisha, zvarranikë të tokës dhe shpendë qielli.

Veprat e Apostujve 10:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një zë i tha: “Pjetër, çohu, ther dhe ha!.”

Veprat e Apostujve 10:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pjetri u përgjigj: “Kurrsesi, o Zot, sepse unë nuk kam ngrënë kurrë asgjë të papastër ose të ndotur!.”

Veprat e Apostujve 10:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe zëri i tha për të dytën herë: “Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj të papastra.”

Veprat e Apostujve 10:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo ndodhi tri herë; pastaj ai send u ngrit sërish në qiell.

Veprat e Apostujve 10:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndërsa Pjetri po mendohej me mëdyshje ç’kuptim mund të kishte vegimi që kishte parë, ja që njerëzit e dërguar nga Korneli, mbasi pyetën për shtëpinë e Simonit, u paraqitën te dera.

Veprat e Apostujve 10:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe thirrën e pyetën nëse Simoni, i mbiquajtur Pjetër, ndodhej aty.

Veprat e Apostujve 10:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa Pjetri po mendohej lidhur me vegimin, Fryma i tha: “Ja, po të kërkojnë tre burra.

Veprat e Apostujve 10:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çohu, pra, zbrit e shko me ta pa asnjë ngurrim, sepse unë jam ai që t’i kam dërguar.”

Veprat e Apostujve 10:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri zbriti te njerëzit që i ishin dërguar nga Korneli dhe u tha atyre: “Ja, unë jam ai që kërkoni; cila është arsyeja për të cilën jeni këtu?.”

Veprat e Apostujve 10:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata i thanë: “Centurioni Kornel, njeri i drejtë dhe që e druan Perëndinë, për të cilin gjithë kombi i Judenjve dëshmon, është lajmëruar në mënyrë hyjnore nga një engjëll i shenjtë të të thërrasë ty në shtëpinë e tij për të dëgjuar fjalët që ke për t’i thënë.”

Veprat e Apostujve 10:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri i ftoi të hyjnë dhe i përbujti; pastaj, të nesërmen, shkoi me ta; dhe disa nga vëllezërit e Jopes e shoqëruan.

Veprat e Apostujve 10:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një ditë më pas hynë në Cezare. Por Korneli po i priste dhe kishte mbledhur farefisin e tij dhe miqtë e tij të ngushtë.

Veprat e Apostujve 10:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur hyri Pjetri, Korneli i doli para, i ra ndër këmbë dhe e adhuroi.

Veprat e Apostujve 10:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pjetri e ngriti duke thënë: “Çohu, edhe unë jam një njeri!.”

Veprat e Apostujve 10:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke biseduar me të, hyri dhe gjeti mbledhur shumë njerëz.

Veprat e Apostujve 10:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Ju e dini se nuk është e ligjshme që një Jude të shoqërohet me një të huaj ose të hyjë në shtëpinë e tij; por Perëndia më dëftoi që të mos e quaj asnjë njeri të papastër a të ndotur.

Veprat e Apostujve 10:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, sapo më ftuat të vij, erdha pa kundërshtuar. Tani po ju pyes: për ç’arsye më keni dërguar ftesë?.”

Veprat e Apostujve 10:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Korneli u përgjigj: “Para katër ditësh kisha agjëruar deri në këtë orë, dhe në orën e nëntë po lutesha në shtëpinë time, kur ja, një njeri me rroba të shndritshme qëndroi para meje,

Veprat e Apostujve 10:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe tha: "Kornel, lutja jote t’u plotësua dhe lëmoshat e tua u kujtuan para Perëndisë.

Veprat e Apostujve 10:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dërgo, pra, ndonjë njeri në Jope dhe thirre Simonin, të mbiquajtur Pjetër; ai ndodhet në shtëpinë e Simonit, regjës lëkurësh, pranë detit; dhe, kur të vijë, ai do të të flasë".

Veprat e Apostujve 10:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu dërgova menjëherë të të thërrasin, dhe ti bëre mirë që erdhe; tani ne këtu jemi të gjithë në prani të Perëndisë për të dëgjuar gjithçka që Perëndia të ka urdhëruar.”

Veprat e Apostujve 10:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: “Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm;

Veprat e Apostujve 10:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai,

Veprat e Apostujve 10:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sipas fjalës që ai u ka dhënë bijve të Izraelit, duke u shpallur paqen me anë të Jezu Krishtit, që është Zoti i të gjithëve.

Veprat e Apostujve 10:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju e dini se ç’ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galilea, pas pagëzimit që predikoi Gjoni:

Veprat e Apostujve 10:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
se si Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të.

Veprat e Apostujve 10:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru.

Veprat e Apostujve 10:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Perëndia e ringjalli të tretën ditë dhe e bëri që ai të dëftohet,

Veprat e Apostujve 10:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
jo mbarë popullit, por dëshmitarëve të paracaktuar nga Perëndia, neve, që hëngrëm dhe pimë me të, mbasi ai u ngjall së vdekuri.

Veprat e Apostujve 10:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ai na urdhëroi t’i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se ai është ai që Perëndia e ka caktuar si gjykatës të të gja-llëve dhe të të vdekurve.

Veprat e Apostujve 10:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët, që kushdo që beson në të merr faljen e mëkateve me anë të emrit të tij.”

Veprat e Apostujve 10:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa Pjetri ende po i thoshte këto fjalë, Fryma e Shenjtë zbriti mbi të gjithë ata që po e dëgjonin fjalën.

Veprat e Apostujve 10:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë besimtarët që ishin të rrethprerë, të cilët kishin ardhur me Pjetrin, u mrekulluan që dhurata e Frymës se Shenjtë u shpërnda edhe mbi johebrenjtë,

Veprat e Apostujve 10:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse i dëgjonin duke folur gjuhë të tjera dhe duke madhëruar Perëndinë. Atëherë Pjetri filloi të thotë:

Veprat e Apostujve 10:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“A mund ta ndalojë dikush ujin, që të mos pagëzohen këta që kanë marrë Frymën e Shenjtë pikërisht si ne?.”

Veprat e Apostujve 10:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ai urdhëroi që ata të pagëzoheshin në emër të Zotit Jezus. Ata pastaj iu lutën të qëndronte disa ditë me ta.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 10 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 10 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 10 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 10 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 10 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 10 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 10 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 10 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 10 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 10 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 10 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 10 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 10 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 10 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 10 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 10 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters