Veprat e Apostujve Chapter 25 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 25 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 25 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 25:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Festi arriti në krahinë, mbas tri ditësh u ngjit nga Cezarea në Jeruzalem.

Veprat e Apostujve 25:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kryeprifti dhe krerët e Judenjve i paraqitën akuzat kundër Palit dhe i luteshin,

Veprat e Apostujve 25:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke kërkuar t’u bënte favorin që Palin ta binin në Jeruzalem; kështu ata do ta vrisnin në një pritë rrugës.

Veprat e Apostujve 25:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Festi u përgjigj që Pali ruhej në Cezare dhe që ai vetë do të shkonte aty shpejt.

Veprat e Apostujve 25:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Prandaj njerëzit me influencë midis jush,” tha ai, “le të zbresin me mua; dhe, në qoftë se ka ndonjë faj te ky njeri, le ta akuzojnë.”

Veprat e Apostujve 25:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si qëndroi midis tyre jo më shumë se tetë a dhjetë ditë, Festi zbriti në Cezare; të nesërmen zuri vend në gjykatë dhe urdhëroi që të sillnin Palin.

Veprat e Apostujve 25:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur erdhi ai, Judenjtë që kishin zbritur nga Jeruzalemi e rrethuan, dhe drejtuan kundër Palit shumë akuza të rënda, të cilat nuk mund t’i vërtetonin.

Veprat e Apostujve 25:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mbrojtje të vet Pali thoshte: “Unë nuk kam mëkatuar as kundër ligjit të Judenjve, as kundër tempullit, as kundër Cezarit.”

Veprat e Apostujve 25:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Festi, duke dashur t’u bëjë qejfin Judenjve, iu përgjigj Palit e tha: “A dëshiron të ngjitesh në Jeruzalem për t’u gjykuar para meje për këto gjëra?.”

Veprat e Apostujve 25:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pali tha: “Unë jam para gjykatës së Cezarit, ku duhet të gjykohem; unë nuk u kam bërë asnjë të padrejtë Judenjve, sikurse ti e di fare mirë.

Veprat e Apostujve 25:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se kam vepruar keq ose kam kryer diçka që meriton vdekjen, nuk refuzoj që të vdes; por nëse s’ka asgjë të vërtetë në gjërat për të cilat këta më akuzojnë, askush nuk mund të më dorëzojë në duart e tyre. Unë i apelohem Cezarit.”

Veprat e Apostujve 25:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Festi, pasi e bisedoi me këshillin, u përgjigj: “Ti i je apeluar Cezarit; te Cezari do të shkosh.”

Veprat e Apostujve 25:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas disa ditësh mbreti Agripa dhe Berenike erdhën në Cezare për të përshëndetur Festin.

Veprat e Apostujve 25:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi ata ndenjën disa ditë, Festi ia parashtroi çështjen e Palit mbretit, duke thënë: “Feliksi ka lënë të burgosur njëfarë njeriu,

Veprat e Apostujve 25:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kundër të cilit, kur isha në Jeruzalem, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e Judenjve, kishin paraqitur akuza, duke kërkuar dënimin e tij.

Veprat e Apostujve 25:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë u dhashë përgjigje se nuk është zakon i Romakëve të dorëzojnë dikë për vdekje para se i akuzuari të ballafaqohet me paditësit e tij, dhe t’i jetë dhënë mundësia që të mbrohet nga akuza.

Veprat e Apostujve 25:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, kur ata u mblodhën këtu, pa e shtyrë punën, u ula të nesërmen në gjykatë dhe urdhërova të ma sjellin këtë njeri.

Veprat e Apostujve 25:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u ngritën paditësit e tij, nuk paraqitën kundër tij asnjë akuzë për gjërat që unë dyshoja.

Veprat e Apostujve 25:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kishin vetëm disa pika mospajtimi për fenë e tyre dhe për njëfarë Jezusi, që ka vdekur, dhe për të cilin Pali thoshte se është i gjallë.

Veprat e Apostujve 25:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe duke qenë se unë mbeta ndërdyshas përpara një konflikt i të këtij lloji, e pyeta nëse ai donte të shkonte në Jeruzalem dhe të gjykohej atje lidhur me këto gjëra.

Veprat e Apostujve 25:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, mbasi Pali u apelua tek Augusti për të marrë gjykimin e tij, dhashë urdhër që ta ruanin derisa të mundem ta dërgoj te Cezari.”

Veprat e Apostujve 25:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Agripa i tha Festit: “Do të doja edhe unë ta dëgjoja këtë njeri.” Dhe ai u përgjigj: “Do ta dëgjosh nesër.”

Veprat e Apostujve 25:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu të nesërmen Agripa dhe Berenike erdhën me shumë madhështi dhe, mbasi hynë në auditor me tribunët dhe me parinë e qytetit, me urdhër të Festit, e sollën Palin aty.

Veprat e Apostujve 25:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Festi tha: “O mbret Agripa, dhe ju të gjithë që jeni të pranishëm këtu me ne, ju po shihni atë kundër të cilit gjithë turma e Judenjve m’u drejtua mua në Jeruzalem dhe këtu, duke thirrur se nuk është më i denjë të jetojë.

Veprat e Apostujve 25:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë, duke parë se s’ka bërë asnjë gjë që të meritojë vdekjen, dhe duke qenë se ai vetë i është apeluar Augustit, vendosa ta dërgoj.

Veprat e Apostujve 25:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe duke qenë se s’kam asgjë konkrete që t’i shkruaj perandorit për të, e solla këtu para jush, dhe kryesisht para teje, o mbret Agripa, që pas kësaj seance të kem diçka për të shkruar.

Veprat e Apostujve 25:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse më duket e paarsyeshme të dërgosh një të burgosur pa treguar akuzat kundër tij.”

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 25 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 25 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 25 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 25 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 25 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 25 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 25 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 25 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 25 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 25 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 25 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 25 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 25 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 25 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 25 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 25 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters