Veprat e Apostujve Chapter 22 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 22 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 22 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 22:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Vëllezër dhe etër, dëgjoni çfarë ju them tani për mbrojtjen time.”

Veprat e Apostujve 22:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur dëgjuan se u fliste atyre në gjuhën hebraike, heshtën edhe më shumë. Pastaj ai tha:

Veprat e Apostujve 22:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Në të vërtetë unë jam një Jude, lindur në Tars të Kilikisë dhe rritur në këtë qytet te këmbët e Gamalielit, edukuar me përpikërinë e ligjit të etërve tanë, plot me zell për Perëndinë, sikurse jeni ju të gjithë sot;

Veprat e Apostujve 22:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur dhe duke futur në burg burra dhe gra,

Veprat e Apostujve 22:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sikurse jep dëshmi për mua kryeprifti dhe gjithë sinedri i pleqve, prej të cilëve mora edhe letra për vëllezërit dhe shkova në Damask për të sjellë të lidhur në Jeruzalem ata që ishin atje, që të ndëshkoheshin.

Veprat e Apostujve 22:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe më ndodhi që, kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje.

Veprat e Apostujve 22:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë rashë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: "Saul, Saul, përse më përndjek?".

Veprat e Apostujve 22:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë u përgjigja: "Kush je ti, o Zot?" Edhe ai më tha: "Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek".

Veprat e Apostujve 22:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste.

Veprat e Apostujve 22:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë thashë: "O Zot, ç’duhet të bëj?". Zoti më tha: "Çohu dhe shko në Damask! Atje do të të thuhet çfarë të është urdhëruar të bësh".

Veprat e Apostujve 22:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi unë nuk shihja asgjë për shkak të shkëlqimit të asaj drite, më morën për dore ata që ishin me mua; dhe hyra në Damask.

Veprat e Apostujve 22:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe njëfarë Anania, njeri i perëndishëm sipas ligjit, për të cilin jepnin dëshmi të gjithë Judenjtë që banonin aty,

Veprat e Apostujve 22:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
erdhi tek unë, dhe duke qëndruar pranë meje, tha: "O vëlla Saul, shiko përsëri!". Dhe në atë çast unë fitova përsëri dritën e syve dhe e shikova.

Veprat e Apostujve 22:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj vazhdoi: "Perëndia i etërve tanë të ka paracaktuar të njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin dhe të dëgjosh një zë nga goja e tij.

Veprat e Apostujve 22:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ti duhet të dëshmosh për të tek të gjithë njerëzit për ato që ke parë dhe ke dëgjuar.

Veprat e Apostujve 22:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani ç’pret? Çohu dhe ji i pagëzuar dhe i larë nga mëkatet e tua, duke thirrur emrin e Zotit".

Veprat e Apostujve 22:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që, kur u ktheva në Jeruzalem dhe isha duke u lutur në tempull, u rrëmbeva në ekstazë,

Veprat e Apostujve 22:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe pashë Zotin që më thoshte: "Nxito dhe dil shpejt nga Jeruzalemi, sepse ata nuk do ta pranojnë dëshminë tënde për mua".

Veprat e Apostujve 22:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë unë thashë: "O Zot, ata e dinë vetë se unë burgosja dhe rrihja nga një sinagogë te tjetra ata që besonin në ty;

Veprat e Apostujve 22:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kur u derdh gjaku i Stefanit, dëshmorit tënd, edhe unë isha i pranishëm, e miratoja vdekjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre që e vrisnin.

Veprat e Apostujve 22:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai më tha: "Shko, sepse unë do të të dërgoj larg midis johebrenjve".”

Veprat e Apostujve 22:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata e dëgjuan deri në këtë pikë; pastaj ngritën zërin duke thënë: “Hiqe nga bota një njeri të tillë, sepse nuk është i denjë të rrojë!.”

Veprat e Apostujve 22:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke qenë se ata bërtisnin, duke i flakur rrobat e duke ngritur pluhurin në erë,

Veprat e Apostujve 22:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kryemijësi urdhëroi ta çonin Palin në fortesë, duke urdhëruar që ta marrin në pyetje duke e rrahur me kamxhik, që të merrej vesh për çfarë arsye ata bërtisnin kështu kundër tij.

Veprat e Apostujve 22:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur e shtrinë, të lidhur me rripa, Pali i tha centurionit që ishte aty: “A është e ligjshme për ju të rrihni me kamxhik një qytetar romak, ende të pagjykuar?.”

Veprat e Apostujve 22:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur e dëgjoi, centurioni shkoi e i tregoi kryemijësit duke thënë: “Çfarë do të bësh? Ky njeri është një qytetar romak!.”

Veprat e Apostujve 22:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë kryemijësi shkoi te Pali dhe e pyeti: “Më thuaj, a je një qytetar romak?.” Ai tha: “Po, jam!.”

Veprat e Apostujve 22:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kryemijësi u përgjigj: “Unë e kam fituar këtë qytetëri me një shumë të madhe.” Pali tha: “Kurse unë e kam qysh prej lindjes!.”

Veprat e Apostujve 22:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Menjëherë ata që duhet ta merrnin në pyetje u larguan prej tij; dhe vetë kryemijësi, kur mori vesh se ai ishte qytetar romak, pati frikë që e kishte lidhur.

Veprat e Apostujve 22:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen, duke dashur të marrë vesh me saktësi përse ishte akuzuar nga Judenjtë, e zgjidhi nga prangat dhe urdhëroi krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrin të vinin. Pastaj, si e sollën poshtë Palin, e nxori përpara tyre.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 22 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 22 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 22 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 22 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 22 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 22 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 22 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 22 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 22 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 22 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 22 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 22 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 22 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 22 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 22 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 22 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters