Veprat e Apostujve Chapter 15 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 15 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 15 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 15:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe disa, që zbritën nga Judeja, mësonin vëllezërit: “Nëse nuk jeni rrethprerë sipas ritit të Moisiut, nuk mund të shpëtoheni.”

Veprat e Apostujve 15:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke qenë se u bë një grindje jo e vogël dhe një diskutim nga ana e Palit dhe e Barnabës me ata, u dha urdhër që Pali, Barnaba dhe disa të tjerë nga ata të ngjiten në Jeruzalem tek apostujt dhe te pleqtë për këtë çështje.

Veprat e Apostujve 15:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, pra, si u përcollën nga kisha, kaluan nëpër Feniki dhe Samari, duke treguar kthimin e johebrenjve dhe duke u sjellë gëzim të madh mbarë vëllezërve.

Veprat e Apostujve 15:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arritën në Jeruzalem, u pritën nga kisha, nga apostujt dhe nga pleqtë dhe treguan për gjërat e mëdha që Perëndia kishte bërë me anën e tyre.

Veprat e Apostujve 15:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por u ngritën disa nga sekti i farisenjve, që kishin besuar dhe thanë: “Duhen rrethprerë johebrenjtë dhe të urdhërohen të zbatojnë ligjin e Moisiut.”

Veprat e Apostujve 15:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë apostujt dhe pleqtë u mblodhën për ta shqyrtuar këtë problem.

Veprat e Apostujve 15:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe duke qenë se lindi një diskutim i madh, Pjetri u çua në këmbë dhe u tha atyre: “Vëllezër, ju e dini se që në kohët e para Perëndia midis nesh më zgjodhi mua, që me anë të gojës sime johebrenjtë të dëgjojnë fjalën e ungjillit dhe të besojnë.

Veprat e Apostujve 15:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia, që i njeh zemrat, u ka dhënë atyre dëshmi, duke u dhënë Frymën e Shenjtë, sikurse edhe neve;

Veprat e Apostujve 15:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ai nuk bëri asnjë dallim midis nesh dhe atyre, duke i pastruar zemrat e tyre me anë të besimit.

Veprat e Apostujve 15:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, pra, pse e tundoni Perëndinë, duke u vënë mbi qafën e dishepujve një zgjedhë që as etërit tanë e as ne nuk mund ta mbajmë?

Veprat e Apostujve 15:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ne besojmë se do të shpëtohemi me anë të hirit të Zotit Jezu Krishtit, dhe në të njëjtën mënyrë edhe ata.”

Veprat e Apostujve 15:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë e gjithë turma heshti, dhe rrinte e dëgjonte Barnabën dhe Palin, që tregonin ç’shenja e mrekulli kishte bërë Perëndia me anë të tyre ndër johebrenj.

Veprat e Apostujve 15:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe si heshtën ata, Jakobi e mori fjalën dhe tha: “Vëllezër, më dëgjoni!

Veprat e Apostujve 15:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Simoni ka treguar si i ka vizituar për herë të parë Perëndia johebrenjtë, që të zgjedhë nga ata një popull për emrin e tij.

Veprat e Apostujve 15:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me këtë gjë pajtohen fjalët e profetëve, sikundër është shkruar:

Veprat e Apostujve 15:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Pas këtyre gjerave, unë do të kthehem dhe do ta rindërtoj tabernakullin e Davidit që është rrëzuar, do t’i restauroj gërmadhat e tij dhe do ta ngre përsëri më këmbë,

Veprat e Apostujve 15:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që mbetja e njerëzve dhe të gjitha johebrenjtë mbi të cilat thirret emri im, të kërkojnë Zotin, thotë Zoti që i bën të gjitha këto".

Veprat e Apostujve 15:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prej kohësh janë të njohura te Perëndia të gjitha veprat e tij.

Veprat e Apostujve 15:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj unë gjykoj që të mos i bezdisim ata nga johebrenjtë që kthehen te Perëndia,

Veprat e Apostujve 15:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por t’u shkruhet atyre që të heqin dorë nga ndotjet e idhujve, nga kurvëria, nga gjërat e mbytura dhe nga gjaku.

Veprat e Apostujve 15:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Moisiu që nga kohët e lashta ka njerëz të cilët në çdo qytet e predikojnë atë, duke qënë i lexuar çdo të shtunë në sinagoga.”

Veprat e Apostujve 15:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë iu duk e mirë apostujve dhe pleqve me gjithë kishën të dërgojnë në Antioki, me Palin dhe Barnabën, disa njerëz të zgjedhur nga ata: Judën, mbiquajtur Barsaba, dhe Silën, njerëz me autoritet ndër vëllezërit,

Veprat e Apostujve 15:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me një letër të shkruar nga dora e tyre që thoshte: “Apostujt, pleqtë dhe vëllezërit, vëllezërve nga johebrenjtë që janë në Antioki, Siri dhe Kiliki, përshëndetje.

Veprat e Apostujve 15:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke qenë se morëm vesh se disa që erdhën prej nesh, por të cilëve ne nuk u kishim dhënë asnjë porosi, ju kanë shqetësuar me fjalë duke trazuar shpirtrat tuaj, duke thënë se ju duhet të rrethpriteni dhe të zbatoni ligjin,

Veprat e Apostujve 15:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
na u duk e mirë neve, të mbledhur tok me një zemër, të zgjedhim disa njerëz dhe t’i dërgojmë bashkë me të dashurit tanë Barnaba dhe Pal,

Veprat e Apostujve 15:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
njerëz që kanë përkushtuar jetën e tyre për emrin e Zotit tonë Jezu Krishtit.

Veprat e Apostujve 15:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kemi dërguar, pra, Judën dhe Silën; edhe ata do t’ju tregojnë me gojë të njëjtat gjëra.

Veprat e Apostujve 15:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme:

Veprat e Apostujve 15:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që ju të hiqni dorë nga gjërat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria; do të bëni mirë të ruheni nga këto. Qofshi mirë.”

Veprat e Apostujve 15:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, pra, mbasi u ndanë, zbritën në Antiokia dhe, si mblodhën kuvendin, e dorëzuan letrën.

Veprat e Apostujve 15:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata, mbasi e lexuan, u gëzuan për ngushëllimin.

Veprat e Apostujve 15:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Juda e Sila, që ishin edhe ata profetë, me shumë fjalë i nxitën vëllezërit dhe i forcuan.

Veprat e Apostujve 15:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi ndenjën atje ca kohë, u dërguan prapë me paqtim nga vëllezërit tek apostujt.

Veprat e Apostujve 15:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe Pali e Barnaba qëndruan në Antioki, duke mësuar dhe duke shpallur me shumë të tjerë fjalën e Zotit.

Veprat e Apostujve 15:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas disa ditësh Pali i tha Barnabës: “Le të kthehemi të shohim vëllezërit tanë në çdo qytet, ku kemi shpallur fjalën e Perëndisë, për të parë si janë.”

Veprat e Apostujve 15:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Barnaba donte të merrte me vete Gjonin, të quajtur Mark.

Veprat e Apostujve 15:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pali mendonte se nuk duhej marrë me vete atë që ishte ndarë prej tyre në Pamfili, dhe nuk kishte shkuar me ata në punë.

Veprat e Apostujve 15:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë lindi një grindje saqë ata u ndanë njëri nga tjetri; pastaj Barnaba, mbasi mori Markun, lundroi për në Qipro.

Veprat e Apostujve 15:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pali zgjodhi Silën dhe u nis, pasi vëllezërit e lanë në hir të Perëndisë.

Veprat e Apostujve 15:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe përshkoi Sirinë dhe Kilikinë, duke i forcuar kishat.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 15 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 15 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 15 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 15 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 15 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 15 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 15 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 15 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 15 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 15 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 15 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 15 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 15 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 15 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 15 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 15 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters