Veprat e Apostujve Chapter 17 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 17 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 17 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 17:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbasi kishin kaluar nëpër Amfipoli dhe nëpër Apoloni, arritën në Thesaloniki, ku ishte sinagoga e Judenjve.

Veprat e Apostujve 17:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pali, sipas zakonit të vet, hyri tek ata dhe tri të shtuna me radhë u paraqiti argumente nga Shkrimet,

Veprat e Apostujve 17:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke deklaruar dhe duke treguar atyre se Krishti duhej të vuante dhe të ringjallej prej së vdekurish dhe duke thënë: “Ky Jezusi që unë ju shpall është Krishti.”

Veprat e Apostujve 17:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silën, si dhe një numër i madh Grekësh të përshpirtshëm dhe jo pak gra të rëndësishme.

Veprat e Apostujve 17:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Judenjtë, të cilët nuk kishin besuar, patën smirë dhe morën me vete disa njerëz të këqij nga ata të rrugëve të tregut dhe, si mblodhën një turmë, e bënë rrëmujë qytetin; edhe sulmuan shtëpinë e Jasonit dhe kërkonin ata për t’i nxjerrë përpara popullit.

Veprat e Apostujve 17:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, mbasi nuk i gjetën, e hoqën zvarrë Jasonin dhe disa vëllezër përpara krerëve të qytetit, duke thirrur: “Ata që e kanë bërë rrëmujë botën, kanë ardhur edhe këtu,

Veprat e Apostujve 17:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe Jasoni këta i priti; të gjithë këta veprojnë kundër statuteve të Cezarit, duke thënë se është një mbret tjetër, Jezusi.”

Veprat e Apostujve 17:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe nxitën popullin dhe krerët e qytetit, që i dëgjonin këto gjëra.

Veprat e Apostujve 17:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata, mbasi morën një dorëzani nga Jasoni dhe nga të tjerët, i lejuan të shkojnë.

Veprat e Apostujve 17:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë vëllezërit menjëherë natën i nisën Palin dhe Silën për në Berea dhe ata, sapo arritën atje, hynë në sinagogën e Judenjve.

Veprat e Apostujve 17:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por këta ishin më fisnikë nga ndjenjat se ata të Thesalonikit dhe e pranuan fjalën me gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar çdo ditë Shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu.

Veprat e Apostujve 17:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë nga ata, pra, besuan bashkë me një numër jo të vogël grash fisnike greke dhe burrash.

Veprat e Apostujve 17:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur Judenjtë e Thesalonikit morën vesh se fjala e Perëndisë ishte shpallur nga Pali edhe në Berea, shkuan edhe atje dhe e turbulluan turmën.

Veprat e Apostujve 17:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë vëllezërit e nisën menjëherë Palin në drejtim të detit, por Sila dhe Timoteu qëndruan atje.

Veprat e Apostujve 17:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që i prinin Palit e çuan deri në Athinë; pastaj, mbasi morën porosi për Silën dhe Timoteun që të arrijnë sa më parë tek ai, u kthyen prapa.

Veprat e Apostujve 17:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa Pali po i priste në Athinë, po i ziente fryma përbrenda, kur pa qytetin plot me idhuj.

Veprat e Apostujve 17:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai, pra, po diskutonte në sinagogë me Judenjtët dhe me njerëz të përshpirtshëm dhe çdo ditë në sheshin e tregut me ata që takonte.

Veprat e Apostujve 17:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Diskutonin me të edhe disa filozofë epikurianë dhe stoikë. Disa thoshnin: “Vallë ç’do të thotë ky llafazan.” Dhe të tjerë thoshnin: “Ai duket se është një kasnec i perëndivë të huaja,” sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.

Veprat e Apostujve 17:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe e zunë dhe e çuan në Areopag, duke thënë: “A mund ta marrim vesh ç’është kjo doktrinë e re për të cilën ti flet?

Veprat e Apostujve 17:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ti sjell disa gjëra të huaja në veshët tanë, prandaj duam të dimë ç’kuptim kanë ato.

Veprat e Apostujve 17:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë gjithë Athinasit dhe të huajt që banonin atje nuk e kalonin kohën më mirë sesa duke folur ose duke dëgjuar ndonjë fjalë të re.

Veprat e Apostujve 17:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pali, duke qëndruar në këmbë në mes të Areopagut, tha: “O burra athinas, unë shoh se në të gjitha gjërat ju jeni shumë fetarë.”

Veprat e Apostujve 17:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, duke ecur e duke vënë re objektet e kultit tuaj, gjeta edhe një altar mbi të cilin është shkruar: "PERÉNDISÉ SÉ PANJOHUR". Atë, pra, që ju e adhuroni pa e njohur, unë po jua shpall.

Veprat e Apostujve 17:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia që bëri botën dhe të gjitha gjërat që janë në të, duke qenë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut,

Veprat e Apostujve 17:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, hukatje dhe çdo gjë;

Veprat e Apostujve 17:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ai ka bërë nga një gjak i vetëm të gjitha racat e njerëzve, që të banojnë në mbarë faqen e dheut, dhe caktoi kohërat me radhë dhe caqet e banimit të tyre,

Veprat e Apostujve 17:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që të kërkojnë Zotin, mbase mund ta gjejnë duke prekur, ndonëse ai nuk është larg nga secili prej nesh.

Veprat e Apostujve 17:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse në të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi, sikurse kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj: "Sepse jemi edhe ne pasardhës të tij".

Veprat e Apostujve 17:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke qenë, pra, se ne jemi pasardhës të Perëndisë, nuk duhet të mendojmë që natyra e perëndishme është e ngjashme me arin ose me argjendin, ose me gurin ose me një vepër arti të latuar dhe të shpikur nga njeriu.

Veprat e Apostujve 17:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia, pra, duke kaluar përmbi kohërat e padijes, i urdhëron të gjithë njerëzit dhe kudo që të pendohen.

Veprat e Apostujve 17:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej të vdekurit.”

Veprat e Apostujve 17:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur dëgjuan të flitej për ringjalljen e të vdekurve, disa e përqeshën dhe të tjerë thoshnin: “Do të të dëgjojmë përsëri për këtë gjë.”

Veprat e Apostujve 17:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por disa u bashkuan me të dhe besuan, ndër këta edhe Dionis areopagiti, një grua që quhej Damaris dhe ca të tjerë me ta.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 17 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 17 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 17 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 17 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 17 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 17 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 17 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 17 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 17 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 17 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 17 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 17 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 17 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 17 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 17 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 17 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters