Veprat e Apostujve Chapter 19 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 19 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 19 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 19:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndërsa Apollo ishte ende në Korint, Pali, mbasi shkoi në vendet më të larta, arriti në Efes dhe, si gjeti disa dishepuj, u tha atyre:

Veprat e Apostujve 19:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“A e keni marrë Frymën e Shenjtë, kur besuat?.” Ata iu përgjigjën: “Ne as që kemi dëgjuar se paska Frymë të Shenjtë.”

Veprat e Apostujve 19:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Me se, pra, u pagëzuat?.” Ata u përgjigjën: “Me pagëzimin e Gjonit.”

Veprat e Apostujve 19:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pali tha: “Gjoni pagëzoi me pagëzimin e pendimit, duke i thënë popullit se duhet t’i besonte atij që do të vinte pas tij, domethënë Jezu Krishtit.

Veprat e Apostujve 19:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata, si dëgjuan, u pagëzuan në emër të Zotit Jezus.

Veprat e Apostujve 19:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur Pali vuri duart mbi ta, Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta dhe ata folën në gjuhë të tjera dhe profetizuan.

Veprat e Apostujve 19:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gjithsej ishin rreth dymbëdhjetë burra.

Veprat e Apostujve 19:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ai hyri në sinagogë dhe u foli lirisht njerëzve tre muaj me radhë, duke diskutuar dhe duke i bindur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë.

Veprat e Apostujve 19:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, duke qenë se disa ngurtësoheshin dhe nuk besonin dhe flisnin keq për Udhën përpara turmës, ai u shkëput prej tyre, i ndau dishepujt dhe vazhdoi të diskutojë çdo ditë në shkollën e njëfarë Tirani.

Veprat e Apostujve 19:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kjo vazhdoi dy vjet me radhë, kështu që të gjithë banorët e Azisë, Judenj dhe Grekë, e dëgjuan fjalën e Zotit Jezus.

Veprat e Apostujve 19:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Perëndia bënte mrekulli të jashtëzakonshme me anë të duarve të Palit,

Veprat e Apostujve 19:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
aq sa mbi të sëmurët sillnin peshqirë dhe përparëse që kishin qenë mbi trupin e tij, dhe sëmundjet largoheshin prej tyre dhe frymërat e liga dilnin prej tyre.

Veprat e Apostujve 19:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe disa yshtës shëtitës Judenj u orvatën të thërrasin emrin e Zotit Jezus mbi ata që kishin frymërat e liga, duke thënë: “Ju përbetohemi për Jezusin, që Pali predikon!.”

Veprat e Apostujve 19:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që bënin këtë ishin shtatë bijtë e njëfarë Skevi, kryeprift jude.

Veprat e Apostujve 19:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por fryma e ligë u përgjigj dhe tha: “Unë e njoh Jezusin dhe e di kush është Pali, po ju cilët jeni?.”

Veprat e Apostujve 19:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai njeri që kishte frymën e ligë u hodh mbi ta dhe si i mundi, ushtroi një dhunë aq të madhe sa ata ikën nga ajo shtëpi, lakuriq e të plagosur.

Veprat e Apostujve 19:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo u muar vesh nga të gjithë Judenjtë dhe Grekët që banonin në Efes, dhe të gjithë i zuri frika, dhe emri i Zotit Jezus ishte madhëruar.

Veprat e Apostujve 19:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe shumë nga ata që kishin besuar vinin të rrëfeheshin dhe të tregonin gjërat që kishin bërë.

Veprat e Apostujve 19:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë nga ata që ishin marrë me magji i sollën librat dhe i dogjën përpara të gjithëve; dhe, mbasi e llogaritën çmimin e tyre, gjetën se ishin pesëdhjetë mijë pjesë argjendi.

Veprat e Apostujve 19:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu fjala e Perëndisë shtohej dhe forcohej.

Veprat e Apostujve 19:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas këtyre ngjarjeve, Pali kishte vendosur në mendje të shkojë në Jeruzalem, duke kaluar nëpër Maqedoni dhe nëpër Akai, dhe thoshte: “Mbasi të kem qenë atje, më duhet të shoh edhe Romën.”

Veprat e Apostujve 19:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dërgoi në Maqedoni dy nga ata që i shërbenin, Timoteun dhe Erastin, dhe vetë ndenji edhe ca kohë në Azi.

Veprat e Apostujve 19:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në atë kohë u bë një trazirë e madhe lidhur me Udhën,

Veprat e Apostujve 19:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse një farë njeriu, me emër Dhimitër, argjendar, i cili bënte tempuj të Dianës në argjend, u sillte artizanëve jo pak fitim.

Veprat e Apostujve 19:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i mblodhi këta bashkë me punëtorët që kishin një aktivitet të përafërt, dhe tha: “O burra, ju e dini se fitimi ynë vjen nga kjo veprimtari.

Veprat e Apostujve 19:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ju shihni dhe dëgjoni se ky Pali ua ka mbushur mendjen dhe ktheu një numër të madh njerëzish jo vetëm në Efes, por gati në mbarë Azinë, duke thënë se nuk janë perëndi ata që janë bërë me duar.

Veprat e Apostujve 19:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe jo vetëm që është rreziku për ne që kjo mjeshtria jonë të diskreditohet, por që edhe tempulli i perëndeshës së madhe Diana të mos vlerësohet më aspak dhe që t’i hiqet madhështia asaj, që gjithë Azia, madje gjithë bota, e nderon.”

Veprat e Apostujve 19:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, kur i dëgjuan këto gjëra, u mbushën me inat dhe bërtisnin, duke thënë: “E madhe është Diana e Efesianëve!.”

Veprat e Apostujve 19:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gjithë qyteti u mbush me rrëmujë; dhe si i morën me forcë Gain dhe Aristarkun, Maqedonas, bashkudhëtarë të Palit, rendën të gjithë, me një mendje, në teatër.

Veprat e Apostujve 19:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pali donte t’i dilte popullit, por dishepujt nuk e lejonin.

Veprat e Apostujve 19:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe disa Aziarkë, që ishin miq të tij, i çuan për ta lutur të mos dilte në teatër.

Veprat e Apostujve 19:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër, saqë mbledhja ishte trazuar dhe më të shumtët nuk dinin përse ishin mbledhur.

Veprat e Apostujve 19:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë nga turma nxorën Aleksandrin, të cilin e shtynin Judenjtë. Dhe Aleksandri, mbasi bëri shenjë me dorë, donte të paraqiste një apologji para popullit.

Veprat e Apostujve 19:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur e morën vesh se ishte Jude, të gjithë me një zë filluan të bërtasin për gati dy orë: “E madhe është Diana e Efesianëve!.”

Veprat e Apostujve 19:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kancelari i qytetit, mbasi e qetësoi turmën, tha: “O Efesianë, cili është vallë ai njeri që nuk e di se qyteti i Efesianëve është mbrojtësi i tempullit të perëndeshës së madhe Diana dhe i imazhit të saj që ra nga Zeusi?

Veprat e Apostujve 19:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke qenë, pra, se këto janë të pakundërshtueshme, ju duhet të rrini urtë dhe të mos bëni asgjë të nxituar.

Veprat e Apostujve 19:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse i prutë këta njerëz që nuk janë as sacrileghi as blasfemues të perëndeshës suaj.

Veprat e Apostujve 19:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pra, në qoftë se Dhimitri dhe mjeshtrit që janë me të kanë diçka kundër dikujt, gjykatat janë hapur dhe prokonsuj ka; le të padisin njëri-tjetrin.

Veprat e Apostujve 19:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nëse keni ndonjë kërkesë tjetër për të bërë, të zgjidhet në kuvendin sipas ligjit.

Veprat e Apostujve 19:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne në fakt jemi në rrezik të akuzohemi si kryengritës për ngjarjen e sotme, sepse nuk ka asnjë arsye me të cilën të përligjet ky grumbullim.”

Veprat e Apostujve 19:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si i tha këto, e shpërndau mbledhjen.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 19 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 19 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 19 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 19 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 19 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 19 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 19 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 19 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 19 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 19 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 19 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 19 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 19 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 19 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 19 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 19 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters