Veprat e Apostujve Chapter 4 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 4 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 4 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 4:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ata po i flisnin popullit, priftërinjtë, komandanti i tempullit dhe saducenjtë u turrën mbi ta,

Veprat e Apostujve 4:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të zemëruar sepse e mësonin popullin dhe shpallnin në Jezusin ringjalljen e të vdekurve.

Veprat e Apostujve 4:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i shtinë në dorë dhe i futën në burg deri të nesërmen, sepse ishte ngrysur.

Veprat e Apostujve 4:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por shumë nga ata që ua kishin dëgjuar fjalën besuan; dhe numri i burrave u bë rreth pesë mijë.

Veprat e Apostujve 4:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen krerët, pleqtë dhe skribët u mblodhën në Jeruzalem,

Veprat e Apostujve 4:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bashkë me kryepriftin Anan dhe me Kajafën, Gjonin, Aleksandrin dhe të gjithë ata që i përkisnin farefisit të kryepriftërinjve.

Veprat e Apostujve 4:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si i nxorën aty në mes, i pyetën: “Me ç’pushtet ose në emër të kujt e keni bërë këtë?.”

Veprat e Apostujve 4:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri, i mbushur me Frymën e Shenjtë, u tha atyre: “Krerë të popullit dhe pleq të Izraelit!

Veprat e Apostujve 4:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nëse ne sot gjykohemi për një mirësi që iu bë një njeriu të sëmurë, për të ditur si u shërua ai,

Veprat e Apostujve 4:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
le ta njihni të gjithë ju dhe mbarë populli i Izraelit se kjo u bë në emër të Jezu Krishtit Nazareas, që ju e kryqëzuat dhe që Perëndia e ringjalli prej së vdekuri; me anë të tij ky njeri del para jush i shëruar plotësisht.

Veprat e Apostujve 4:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është guri që ju, ndërtuesit, e hodhët poshtë dhe që u bë guri i qoshes.

Veprat e Apostujve 4:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.”

Veprat e Apostujve 4:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, kur e panë çiltërsinë e Pjetrit dhe të Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerëz të pamësuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin.

Veprat e Apostujve 4:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke parë pastaj në këmbë pranë tyre, njeriun që u shërua, nuk mund të thoshnin asgjë kundër.

Veprat e Apostujve 4:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi i urdhëruan të dalin jashtë sinedrit, u konsultuan me njëri tjetrin,

Veprat e Apostujve 4:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Ç’t’u bëjmë këtyre njerëzve? Sepse u është njohur të gjithë banorëve të Jeruzalemit se është bërë një mrekulli e dukshme prej tyre, dhe ne nuk mund ta mohojmë;

Veprat e Apostujve 4:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por, që kjo të mos përhapet më shumë në popull, t’i shtrëngojmë me kërcënime të rrepta të mos i flasin më asnjeriu në këtë emër.”

Veprat e Apostujve 4:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si i thirrën, u dhanë urdhër atyre të mos flasin fare dhe as të mësojnë në emër të Jezusit.

Veprat e Apostujve 4:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu përgjigjur atyre, thanë: “Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë t’ju bindemi më shumë juve sesa Perëndisë.

Veprat e Apostujve 4:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar.”

Veprat e Apostujve 4:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata pasi i kërcënuan përsëri, i lanë të shkojnë duke mos gjetur mënyrë se si t’i ndëshkojnë për shkak të popullit, sepse të gjithë përlëvdonin Perëndinë për atë që kishte ndodhur.

Veprat e Apostujve 4:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse njeriu në të cilin kishte ndodhur ajo mrekulli e shërimit ishte më shumë se dyzet vjeç.

Veprat e Apostujve 4:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u liruan, ata u kthyen tek të vetët dhe u treguan gjithçka që krerët e priftërinjve dhe pleqtë u kishin thënë.

Veprat e Apostujve 4:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: “O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta,

Veprat e Apostujve 4:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe që me anë të Frymës së Shenjtë ke thënë, nëpërmjet gojës së Davidit, shërbëtorit tënd: "Përse u zemëruan kombet, dhe popujt kurdisin gjëra të kota?

Veprat e Apostujve 4:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbretërit e dheut ngritën krye dhe princat u mblodhën bashkë kundër Zotit dhe kundër Krishtit të tij".

Veprat e Apostujve 4:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse pikërisht kundër Birit tënd të shenjtë, që ti e vajose, u mblodhën Herodi dhe Ponc Pilati me johebrenjtë dhe me popullin e Izraelit,

Veprat e Apostujve 4:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të bërë të gjitha ato që dora jote dhe këshilli yt kishin paracaktuar se do të ndodhnin.

Veprat e Apostujve 4:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani, Zot, shqyrto kërcënimet e tyre dhe lejo që shërbëtorët e tu të kumtojnë fjalën tënde me plot çiltërsi,

Veprat e Apostujve 4:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke e shtrirë dorën tënde për të shëruar dhe që të kryhen shenja dhe mrekulli në emër të Birit tënd të shenjtë Jezusit.”

Veprat e Apostujve 4:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi qenë lutur, vendi ku ishin mbledhur u drodh; dhe të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë, dhe e shpallnin fjalën e Perëndisë me çiltersi.

Veprat e Apostujve 4:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe numri i madh i atyre që besuan ishte me një zemër të vetme dhe me një shpirt të vetëm; askush nuk thoshte se ç’kishte ishte e vet, por të gjitha gjërat i kishin të përbashkëta.

Veprat e Apostujve 4:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi të ringjalljes së Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi të gjithë ata.

Veprat e Apostujve 4:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse midis tyre nuk kishte asnjë nevojtar, sepse të gjithë ata që zotëronin ara ose shtëpi i shisnin dhe sillnin fitimin nga gjërat e shitura,

Veprat e Apostujve 4:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i vinin te këmbët e apostujve; pastaj secilit i jepej, sipas nevojës së tij.

Veprat e Apostujve 4:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Iose, i mbiquajtur nga apostujt Barnaba (që do të thotë "biri i ngushëllimit"), Levit, me prejardhje nga Qipro,

Veprat e Apostujve 4:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kishte një arë, e shiti dhe solli fitimin dhe i vuri te këmbët e apostujve.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 4 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 4 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 4 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 4 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 4 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 4 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Apostelgeschichte 4 (LUTH1912) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 4 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 4 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 4 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 4 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 4 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 4 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 4 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 4 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 4 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 4 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters