Veprat e Apostujve Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq apostujt dhe vëllezërit që ishin në Jude morën vesh se edhe johebrenjtë kishin pranuar fjalën e Perëndisë.

Veprat e Apostujve 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur Pjetri u ngjit në Jeruzalem, ata që ishin rrethprerë haheshin me të,

Veprat e Apostujve 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Ti hyre në shtëpi të njerëzve të parrethprerë dhe hëngre me ta!.”

Veprat e Apostujve 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pjetri, duke nisur nga fillimi, u shpjegoi atyre me radhë ngjarjet duke thënë:

Veprat e Apostujve 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Unë po lutesha në qytetin e Jopes, kur u rrëmbeva në ekstazë dhe pashë një vegim: një send, që i ngjante një çarçafi të madh të kapur në të katër cepat, po zbriste si të ulej poshtë prej qiellit dhe arriti deri tek unë.

Veprat e Apostujve 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke shikuar me vëmendje brenda, dallova dhe pashë katërkëmbësha, bisha, zvarranikë të tokës dhe shpendë të qiellit.

Veprat e Apostujve 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dëgjova një zë që më thoshte: "Pjetër, çohu, ther dhe ha!".

Veprat e Apostujve 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë thashë: "Kurrsesi, o Zot, sepse nuk më ka hyrë kurrë në gojë asgjë e papastër ose e ndotur".

Veprat e Apostujve 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por zëri m’u përgjigj për të dytën herë nga qielli: "Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj të papastra!".

Veprat e Apostujve 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kjo ndodhi tri herë; pastaj gjithçka u tërhoq përsëri në qiell.

Veprat e Apostujve 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në po atë moment tre njerëz, që i pata dërguar në Cezare, u paraqitën në shtëpinë ku ndodhesha unë.

Veprat e Apostujve 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Fryma më tha të shkoj me ta, pa pasë kurrfarë ngurrimi. Me mua erdhën edhe këta gjashtë vëllezër, dhe kështu hymë në shtëpinë e atij njeriu.

Veprat e Apostujve 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai na tregoi se si kishte parë një engjëll që u paraqit në shtëpinë e tij dhe i tha: "Dërgo njerëz në Jope dhe thirre Simonin, të mbiquajtur Pjetër.

Veprat e Apostujve 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të të thotë fjalët, me anë të të cilave do të shpëtohesh ti dhe gjithë shtëpia jote".

Veprat e Apostujve 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sapo kisha filluar të flas, kur Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta, sikurse kishte zbritur në fillim mbi ne.

Veprat e Apostujve 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë m’u kujtua fjala e Zotit që thoshte: "Gjoni pagëzoi me ujë, por ju do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë".

Veprat e Apostujve 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se Perëndia, pra, u dha atyre të njëjtën dhuratë që kemi marrë ne, që besuam në Zotin Jezu Krisht, kush isha unë që të mund t’i kundërvihesha Perëndisë?.”

Veprat e Apostujve 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvdonin Perëndinë, duke thënë: “Perëndia, pra, edhe johebrenjve u dha pendesën për t’u dhënë jetën!.”

Veprat e Apostujve 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq ata që ishin shpërndarë për shkak të përndjekjes që nisi me Stefanin, arritën deri në Feniki, në Qipro dhe në Antioki, duke mos ia shpallur fjalën asnjë tjetri, përveç Judenjve.

Veprat e Apostujve 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por disa prej tyre me origjinë nga Qipro dhe nga Kirenea, kur arritën në Antioki, filluan t’u flasin Grekëve, duke shpallur Zotin Jezus.

Veprat e Apostujve 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dora e Zotit ishte me ta; dhe një numër i madh besoi dhe u kthye te Zoti.

Veprat e Apostujve 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lajmi i kësaj arriti në vesh të kishës që ishte në Jeruzalem; dhe ata dërguan Barnabën, që të shkonte deri në Antioki.

Veprat e Apostujve 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ai arriti, shikoi hirin e Perëndisë, u gëzua dhe i nxiti të gjithë t’i qëndrojnë besnikë Zotit, me dëshirën e zemrës,

Veprat e Apostujve 11:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ai ishte njeri i mirë, plot me Frymë të Shenjtë dhe besim. Dhe një numër i madh personash iu shtua Zotit.

Veprat e Apostujve 11:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Barnaba u nis për në Tars për të kërkuar Saulin dhe, si e gjeti, e çoi në Antioki.

Veprat e Apostujve 11:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe plot një vit ata u bashkuan me atë kishë dhe mësuan një numër të madh njerëzish; dhe, për të parën herë në Antioki, dishepujt u quajtën të Krishterë.

Veprat e Apostujve 11:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ato ditë disa profetë zbritën nga Jeruzalemi në Antioki.

Veprat e Apostujve 11:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një nga ata, me emër Agab, u ngrit dhe nëpërmjet Frymës parathoshte se do të ndodhte në mbarë botën një zi e madhe buke; dhe kjo ndodhi më vonë në kohën nën Klaud Cezarit.

Veprat e Apostujve 11:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dishepujt, secili sipas mundësive të tij, vendosën t’u çojnë një ndihmë vëllezërve që banonin në Jude.

Veprat e Apostujve 11:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe këtë ata e bënë, duke ua dërguar pleqve me anë të Barnabës dhe të Saulit.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 11 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 11 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 11 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 11 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 11 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 11 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 11 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 11 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters