Veprat e Apostujve Chapter 12 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 12 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 12 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 12:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në atë kohë mbreti Herod filloi të përndjekë disa nga kisha.

Veprat e Apostujve 12:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe e vrau me shpatë Jakobin, vëllain e Gjonit.

Veprat e Apostujve 12:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke parë se kjo u pëlqente Judenjve, urdhëroi të arrestohet edhe Pjetri (ishin ditët e të Ndormëve).

Veprat e Apostujve 12:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi e arrestoi, e futi në burg dhe ua besoi ruajtjen e tij katër skuadrave, me nga katër ushtarë secila, duke menduar ta nxjerrë para popullit mbas Pashkës.

Veprat e Apostujve 12:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, ndërsa Pjetrin e ruanin në burg, nga ana e kishës bënin lutje të vazhdueshme te Perëndia për të.

Veprat e Apostujve 12:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe natën, para se ta nxirrte Herodi përpara popullit, Pjetri po flinte në mes dy ushtarëve, i lidhur me dy zinxhirë; dhe rojet para portës ruanin burgun.

Veprat e Apostujve 12:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, një engjëll i Zotit u duk dhe një dritë e ndriçoi qelinë; dhe ai i ra Pjetrit në ijë, e zgjoi duke thënë: “Çohu shpejt!.” Dhe zinxhirët i ranë nga duart.

Veprat e Apostujve 12:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj engjëlli i tha: “Ngjishu dhe lidhi sandalet!.” Dhe ai bëri kështu. Pastaj i tha: “Mbështillu me mantelin dhe ndiqmë!.”

Veprat e Apostujve 12:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pjetri, mbasi doli, e ndiqte pa e kuptuar se ç’po i ndodhte me anë të engjëllit ishte e vërtetë; sepse ai pandehte se kishte një vegim.

Veprat e Apostujve 12:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si kaluan vendrojën e parë dhe të dytë, arritën te dera e hekurt që të çonte në qytet, dhe ajo u hap përpara tyre vetvetiu; dhe, mbasi dolën, përshkuan një rrugë dhe papritmas engjëlli e la atë.

Veprat e Apostujve 12:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Pjetri erdhi në vete, tha: “Tani me të vërtetë po e di se Zoti ka dërguar engjëllin e vet dhe më liroi nga duart e Herodit duke e bërë të kotë gjithë atë që priste populli i Judenjve.”

Veprat e Apostujve 12:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur e kuptoi situatën, ai u nis për në shtëpinë e Marisë, nënës së Gjonit, të mbiquajtur Mark, ku shumë vëllezër ishin mbledhur dhe po luteshin.

Veprat e Apostujve 12:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sapo Pjetri i ra derës së hyrjes, një shërbëtore që quhej Rode u afrua me kujdes për të dëgjuar.

Veprat e Apostujve 12:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur njohu zërin e Pjetrit, nga gëzimi nuk e hapi derën, por rendi brenda dhe njoftoi se Pjetri ndodhej para derës.

Veprat e Apostujve 12:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata i thanë: “Ti flet përçart.” Por ajo pohonte se ashtu ishte. Dhe ata thoshnin: “Éshtë engjëlli i tij!.”

Veprat e Apostujve 12:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq Pjetri vazhdonte të trokiste. Ata, kur e hapën, e panë atë dhe u mahnitën.

Veprat e Apostujve 12:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u bëri shenjë me dorë të heshtnin dhe u tregoi se si Zoti e kishte nxjerrë nga burgu. Pastaj tha: “Ua tregoni këto Jakobit dhe vëllezërve!.” Pastaj doli dhe shkoi në një vend tjetër.

Veprat e Apostujve 12:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur zbardhi dita, u bë një pështjellim i madh në mes të ushtarëve, sepse nuk dinin ç’kishte ndodhur me Pjetrin.

Veprat e Apostujve 12:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Herodi nisi ta kërkojë, por nuk e gjeti, dhe, mbasi i mori në pyetje rojet, urdhëroi që të vriten. Pastaj zbriti nga Judeja në Cezare dhe atje qëndroi për pak kohë.

Veprat e Apostujve 12:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Herodi ishte i zemëruar kundër tirasve dhe sidonasve; por ata, si u morën vesh midis tyre, u paraqitën para tij dhe, mbasi ia mbushën mendjen Blastit, kamarierit të mbretit, kërkuan paqe, sepse vendi i tyre furnizohej me ushqime nga vendi i mbretit.

Veprat e Apostujve 12:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e caktuar Herodi, i veshur me mantelin mbretëror dhe i ulur mbi fron, u mbajti një fjalim.

Veprat e Apostujve 12:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Populli e brohoriste, duke thënë: “Zë e Perëndisë dhe jo e njeriut!.”

Veprat e Apostujve 12:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë çast një engjëll i Zotit e goditi, sepse nuk i kishte dhënë lavdi Perëndisë; dhe, i brejtur nga krimbat, vdiq.

Veprat e Apostujve 12:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq fjala e Perëndisë rritej dhe përhapej.

Veprat e Apostujve 12:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Barnaba dhe Sauli, mbasi e përfunduan misionin e tyre, u kthyen nga Jeruzalemi në Antioki duke e marrë me vete Gjonin, të mbiquajtur Mark.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 12 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 12 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 12 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 12 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 12 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 12 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 12 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 12 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 12 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 12 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 12 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 12 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 12 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 12 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 12 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 12 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters